Bojkoti dhe protestat, Carovska: Kërkojmë mirëkuptim nga nxënësit

07.10.2020 17:03

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, kërkon nga nxënësit që po bojkotojnë mësimin online...

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, kërkon nga nxënësit që po bojkotojnë mësimin online e po mbajnë protesta, jo t’i binden urdhrave, por të respektojnë marrëveshjen e përbashkët me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, bazuar në gjendjen epidemiologjike. Nëse kjo gjendje ndryshon, mund të  ndryshojë edhe vendimi për mësim online.

“Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme duhet t’i respektojnë këto vendime të cila i kemi sjellë bashkërisht dhe në mënyrë konstruktive të përballemi me situatat e reja të cilat pasojnë ose mënyrën e re të mësimit e cila është e mirë për shëndetin e të gjithë qytetarëve, në veçanti për komunat prej ku këta nxënës vijnë. Bëj thirrje edhe deri tek prindërit të mendojnë se me mënyrën në të cilën janë duke vepruar pjesë e nxënësve dhe prindërve ndikon drejtpërdrejtë në rrezikimin e shëndetin tonë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Covid-19, mësuesja rezultoi pozitive, u izoluan 17 nxënës

Ndërkohë, u paraqit rasti i parë i  infektimi në shkolla. 17 nxënësve të klasës së parë të Shkollës Fillore “Goce Delçev” në komunën Qendër u detyruan të hyjnë në izolim 14 ditor, pasi mësuesja e tyre rezultoi pozitiv të martën nga Covid-19.

Në këtë shkollë është izoluar edhe një mësuese, por ende nuk dihet nëse ka Kovid apo grip sezonal. Për momentin fëmijët janë shpërndarë në klasat e tjera në pritje të rezultateve të shtunën.

“Në shtet është rastin i vetëm ku kemi fëmijë në izolim. Kemi 5 mësimdhënës të tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv, por kanë zhvilluar mësim online dhe nuk kemi izolim, nuk kanë qenë në kontakt me kolegët e tyre ose fëmijët. Edhe këta 17 fëmijë janë duke zhvilluar mësim online me mësuesen, pasi që ajo ndjehet mirë.”,- theksoi ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të shkollave për mësim me prani fizike ka vendosur që të lejojë mësimin edhe në 88 shkolla të tjera fillore. Janë refuzuar ndërkohë  kërkesat e 175 shkollave fillore dhe 52 shkollave të mesme. (Leunora Kaliqi, TVM2)