Covid-19, 4 të vdekur, 317 të infektuar e 104 të shëruar

07.10.2020 17:12

Vazhdojnë të rriten shqetësueshëm shifrat Kovid në vend....

Vazhdojnë të rriten shqetësueshëm shifrat Kovid në vend. në 24 orët e fundit u regjistrua shifër rekord e të infektuarve të rinj me Covid-19. Nga gjithsej 1990 teste të kryera, 317 qytetarë kanë rezultuar  pozitiv.

Rekord në listën negative të infektimeve të reja mban Shkupi me 182 të infektuar. Qytetet e tjera kanë numra dyshifrorë. Kështu në Koçan  u regjistruan 18 të infektuar, në Shtip 13, në Kumanovë-Gjevgjeli e Strumicë 12, Gostivar -11 dhe në qytete e tjera ka më pas se  nga dhjetë të infektuar. 

4 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një 59 vjeçar nga Shkupi, një 65 vjeçar nga Struga, dhe dy qytetarë nga Gostivari të moshës 71 dhe 76 vjeç.

I ulët në krahasim me numrin  e të infektuarve, është numri i të shëruarve. 104 qytetarë kanë fituar betejën me Covid 19.

Duke e pasur parasysh numrin në rritje të personave të infektuar ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ka apeluar që të gjithë pacientët që i plotësojnë kushtet për të dhuruar plazmë gjaku ta bëjnë atë për qëllime humane, pasi deri më tani janë trajtuar me sukses 100 persona ndërsa janë siguruar 129 njësi të plazmës së gjakut. Që nga fillimi i pandemisë në vend  janë regjistruar g19413 raste pozitive, prej të cilëve 15749 janë shëruar dhe 772 kanë humbur jetën. Aktualisht në vendin tonë ka ende   2892 raste aktive.  (Gyltene Sinani, TVM2)