Maqedoni
Vazhdon bojkoti në Strugë, nxënësit: Askush nuk ka të drejtë të na sanksionojë
07.10.2020 17:36
Shumica e nxënësve të shkollave të mesme në Strugë kanë vazhduar bojkotimin...

Shumica e nxënësve të shkollave të mesme në Strugë kanë vazhduar bojkotimin e mësimit online. Ata reagojnë edhe ndaj deklaratës së drejtorit të Shkollës së Mesme "Niko Nestor" se bojkoti do të sanksionohet. Për TVM2 thanë se janë sqaruar me drejtoritë dhe se nuk do të ketë sanksione dhe bojkoti do të vazhdojë.
Gjimnazi” Ibrahim Temo” mblodhi prindërit, Jonuzi: Shumë nxënës u kyçën në mësim
Gjimnazi "Ibrahim Temo" nuk ka kërcënuar nxënësit me sanksione por ka mbajtur mbledhje me këshillin e prindërve, prej nga u kanë apeluar nxënësve që të fillojnë me mësimin online derisa të përmirësohet gjendja epidemiologjike.
"Deri dje me të vërtetë kemi pasur një numër të madh të nxënësve që e bojkotojnë mësimin, mirëpo dje kishim mbledhje me të zgjeruar të këshillit të prindërve, ku dolën me një apel, që fëmijët ti kthehen mësimit online, derisa gjendja epidemiologjike të përmirësohet dhe derisa të marrim përgjigje tjetër. Jam e lumtur që sot fëmijët kanë reflektuar duke u kyçur në mësim.",- tha drejtoresha e Gjimnazit "Ibrahim Temo", Besime Jonuzi.
Nga raportet ditore të mësimdhënësve, bojkotim më i madh i mësimit vërehet nga nxënësit shqiptarë, ndërsa shumica e nxënësve maqedonas dhe turk kyçen në mësim.
ILMIE ZHAKU
