Policia financiare në aksion, nën pranga 20 persona, kurdisnin tenderë

07.10.2020 17:39

20 persona janë arrestuar nga Policia Financiare....

20 persona janë arrestuar nga Policia Financiare, nën dyshimet se në periudhën prej vitit 2015 deri më 2017, në emër të subjekteve juridike, kanë përgatitur dhe deponuar 96 fatura me përmbajtje të pavërteta në shumë të përgjithshme prej mbi 71 milionë denarë.

Mësohet se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar me bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të cilët përveç evazionit fiskal, kanë shkuar deri në kurdisjen e tenderëve publike nga institucionet e vendit.

Prokuroria Themelore Publike - Shkup, ka ngritur padi penale ndaj 20 persona fizik dhe 15 personave juridik, për vepra të kryera penale: fshehje e tatimit, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare të cilët e kanë dëmtuar Buxhetin e vendit në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit të fitimit dhe tatimit personal të të ardhurave në shumë të përgjithshme mbi 62 milion denarë.

“Personi M. I. nga Shkupi me rekomandim dhe marrëveshje paraprake me F. K. dhe E. K. nga Tetova, M. T. dhe A. D. nga Velesi, D. T., M. K. dhe V. B. nga Shkupi, në periudhën prej vitit 2015 deri më 2017, në emër të subjekteve juridike Martonik 2013 SHPK - Tetovë, Gold Inzhinjerint SHPK - Shkup, Dajmont Inzhinjering SHPK - Shkup dhe Vaib Elektronik SHPK - Shkup kanë përgatitur dhe deponuar 96 fatura me përmbajtje të pavërteta në shumë të përgjithshme prej 71.384.348 denarë me TVSh të përfshirë, pa pasur realisht marrëdhënie debitor-kreditor me personat juridik: Rossen centar import-aksport f. Strëmnicë Zhelinë, Rozen centar import-eksport f. Strëmnicë Zhelinë, Asking, D-l Bau group Tetovë, Delotronik SHPK - Shkup, Fassion- kompani - Tetovë, Tajmishte SHA - Kërçovë, Tehno teks Qenan SHP - Tetovë dhe Alding inzhinjerint - Shkup dhe prej të njëjtëve kanë pranuar mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 66.686.686 denarë në llogari bankare të deponuara në Kapital Bankë SHA - Shkup, të cilat i kanë ngritur në kesh”,- thuhet në njoftimin e Policisë Financiare. (Fitim Kryeziu, TVM2)