Integrimi i Ballkanit, siguri për Europën

05.11.2014 17:33

Në 5 vitet e ardhshme duhet të punohet në rritjen e besimit në shtetet anëtare të BE-së , se integrimi evropian i Ballkanit nuk do të thotë shtim të problemeve, por integrim të natyrshëm dhe siguri më të madhe për Evropën e Bashkuar.......

Ky është mesazhi i Konferencës së 6-të të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore, mbajtur sot në Berlin dhe organizuar nga Instituti Gjermano-Amerikan “Aspen”.

Në konferencën ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm, Nikola Poposki, u konstatua  se qytetarëve të vendeve të Ballkanit u duhet ofruar fotografi reale për të ardhmen evropiane. Në konferencë u konstatua gjithashtu se aspekti më i rëndësishëm i rajonit mbetet ende zhvillimi ekonomik.

Gjatë punimeve të konferencës, pjesëmarrësit thanë gjithashtu se Gjermania nuk do ta lërë këtë rajon të vetëm, por do të punojë për konsolidimin e Ballkanit në BE.

“Integrimi i Ballkanit në BE nuk është interes thjesht i vendeve ballkanike, por është domosdoshmëri edhe për vendet anëtare”, konstatuan pjesëmarrësit.