Fundjava pa TVSh, Bekteshi: Presim shfrytëzim maksimal të masës

07.10.2020 18:01

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se të gjithë të regjistruarit në kuadër të aplikacionit “TVSH-ja ime” do të mund ta shfrytëzojnë masën për fundjavë pa TVSH gjatë 10-11-12 tetorit, por njëkohësisht hapësirë do të kenë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk janë më të regjistruar, por gjatë kësaj periudhe do të regjistrohen dhe do të bëhen pjesë e këtij aplikacioni.

“Ne presim të gjithë qytetarët, sipërmarrësit dhe të punësuarit nëpër dyqane të respektojnë protokollet e miratuara nga ana jon; që të mbrojmë së pari shëndetin tonë dhe me siguri, pasi që të kryejnë blerjen e tyre, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i rimbursojë mjetet për të gjithë ata qytetarë, varësisht nga vlera të cilat ata e kanë bërë gjatë atyre 3 ditëve.”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

VMRO-DPMNE: Do të kërkojmë 4 fundjava pa TVSh

Opozita akuzon se LSDM i gënjen qytetarët. Nga 4 fundjavat e premtuara pa TVSh në shtator, puna u ul në një fundjavë pa TVSh me një seri mangësish në tetor edhe atë pasi VMRO-DPMNE bëri presion në opinion.

LSDM nuk kishte në plan të realizonte një fundjavë pa TVSH. Ata e premtuan masën në shtator dhe ata nuk e realizuan akuzojnë nga opozita.

“Presioni nga VMRO-DPMNE ishte i nevojshëm për të parashikuar masën edhe atë në tetor. Në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet, përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE do të propozojnë një amendament në të cilin në vend të një, do të shtohen edhe 4 fundjavë, nga një në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, dhe një fundjavë në janar dhe shkurt 2021… Me propozimin tonë realisht  do të ndihmohen qytetarët dhe jo vetëm në mënyrë deklarative. Nëse LSDM është e sinqertë në qëllimin e saj për të ndihmuar qytetarët, ata le ta pranojnë këtë amendament tonin dhe kështu të realizojnë atë që premtuan. Në të kundërtën  do të tregojnë se  gënjyen dhe manipuluan opinionin për qëllime parazgjedhore.”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ivan Jordanov.