Maqedoni
Pendarovski: Raporti i KE-së pasqyron situatën në vend
07.10.2020 18:24
Raporti i KE-së pasqyron situatën në vend përfshi edhe zbatimin e reformave.....

Raporti i KE-së pasqyron situatën në vend përfshi edhe zbatimin e reformave. Ky është vlersimi i presidentit Stevo Pendarovski mbi raport-progresin e KE-së që e ka shpalosur në takimin me eurokomisarin për zgjërim Varhej Oliver Varhej i cili qëndroi për vizitë në Shkup njoftojnë nga kabineti i presidentit. Sipas njoftimit Pendarovski ka nënvizuar se Raporti jep një pasqyrim të hollësishëm të situatës në vend dhe shkallën e zbatimit të reformave.
Sipas Presidentit Pendarovski, raporti i komisionit siguron një nxitje për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës së reformave në të gjitha fushat e përshkruara në dokument dhe është një hap drejt fillimit zyrtar të bisedimeve të anëtarësimit gjatë presidencës së Gjermanisë në BE deri në fund të vitit. Plani ekonomik, sipas Presidentit Pendarovski, konfirmon se e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe Brukseli tregon qartë se rajoni është përparësia e tij gjeostrategjike, thuhet në kumtesë.
Mickovski: Menaxhim i dobët i korrupsionit dhe pandemisë
Ndërkohë, eurokomisari Varhej ka takuar edhe kreun e opozitës maqedonase në vend Hristijan Mickovski. Sipas një njoftimi me shkrim nga VMRO-DPMNE, Mickoski ka shprehur shqetësim lidhur me raportin e KE-së mbi dobësitë dhe abuzimet e mekanizmave dhe institucioneve nga qeveria.
“Mickoski vuri në dukje dobësitë dhe menaxhimin e pamjaftueshëm të korrupsionit, i cili është i përhapur në të gjitha fushat. Ai gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me abuzimin e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtë me flamur evropian, si dhe përparimin e dobët në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zvogëlimin e ndotjes. Gjatë takimit, Mickoski theksoi se qeveria nuk di si të veprojë me KOVID-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në një nivel shumë të lartë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
NAIM RAMADANI
