Protestat e muzikantëve para Qeverisë, kërkojnë rishikim të protokolleve për lokalet
DJ, këngëtare dhe përfaqësues të klubeve të natës...

DJ, këngëtare dhe përfaqësues të klubeve të natës protestuan para Qeverisë kundër vendimit të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë. Ata kërkojnë që Qeveria t’i rishikojë protokollet e reja, sepse bëhet fjale për jetën dhe ekzistencën e tyre.
“Në periudhën e kaluar ne ishim të mbuluar nga pakoja e parë e masave, e cila ishte për pagat e punonjësve. Por, një biznes që nuk funksionon, nuk mund të ketë të punësuar. Kemi ardhur në një kolaps financiar. Objektet i tona plotësojnë kërkesat dhe ne mund të sjellim protokolle më të mira të funksionimit.”,- deklaroi përfaqësuesi i klubeve të natës në vend, Goran Arsovski.
“Ne jemi të vetëdijshëm për krizën, por kemi nevojë për protokolle të veçanta për organizimin e dasmave në mënyrë që kjo industri të mbijetojë. Ne nuk kemi punuar që nga 14 Marsi dhe kemi arritur të paguajmë përsëri punëtorët tanë, pavarësisht nga fakti se nuk kemi pasur të ardhura. Ne po kërkojmë protokolle të veçanta për organizimin e dasmave.”,- theksoi përfaqësuesi i objekteve hotelierike, Ekrem Memishi.
Organizatorët e protestës thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë përfitimin e mbështetjeve financiare nga shteti, por edhe mos diskriminimin ndaj tyre dhe të drejtës për të punuar. (Sedat Selimi, TVM2)
