Maqedoni
Parshikimi i motit
08.10.2020 09:02
Moti paradite do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut.....

Moti paradite do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit dhe në Pellagoni.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 8 deri më 17 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 13 deri më 21 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë sot paradite moti do të jetë më vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të ndërpriten. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 18 gradë Celsius.
