Mësuesja pozitive çon fëmijën në shkollë, izolohen edhe 22 nxënës në Sh. F. “Goce Dellçev”
Edhe 22 nxënës të klasave të para të vendosura në dy klasa nga shkolla fillore qendrore Goce Delcev nën Shkup, janë në izolim....

Edhe 22 nxënës të klasave të para të vendosura në dy klasa nga shkolla fillore qendrore Goce Delcev nën Shkup, janë në izolim.
Mësuesja që rezultoi positive ndaj Coovid 19 duke cuar në izolim 17 fëmijet e klasës së saj, nuk ëhstë përkujdesur që të izolojë edhe fëmijën e vet, nxënës I kësaj shkolle. Kështu tani janë izoluar edhe fëmijët e klasës tjetër. Komuna Qendër dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të mësueses dhe kërkon nga drejtori të hetojë plotësisht çështjen dhe ta sanksionojë atë në përputhje me ligjet. Një sjellje e tillë e pamatur dhe e papërgjegjshme e një edukatori nuk duhet të tolerohet.
"Mësuesit duhet të jenë shembull përkushtimi për mirëqenien e fëmijëve dhe në asnjë rast nuk duhet të lejojnë që sjellja e tyre të rrezikojë sigurinë e nxënësve", tha kryetari i Komunës së Qendrës, Sasa Bogdanovic.
Ai thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave fillore, të cilat funksionojnë sipas rekomandimeve të institucioneve kompetente shëndetësore. Komuna ndërmerr të gjitha hapat për të ruajtur higjienën në shkolla dhe i bën thirrje stafit arsimor dhe prindërve që të respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore.
