Maqedoni
Oda e Ndërtimtarisë: Të hiqet moratoriumi për ndërtim
08.10.2020 14:51
Oda e Ndërtimtarisë kërkon nga Qeveria dhe autoritetet lokale që të mundësohet miratimi i planeve

Oda e Ndërtimtarisë kërkon nga Qeveria dhe autoritetet lokale që të mundësohet miratimi i planeve të reja urbanistike dhe të hiqet moratoriumet për ndërtim. Kryetari i Odës së Ndërtimtarisë, Ivica Jakimovski, në takimin me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve theksoi se kompanitë e ndërtimit janë të gatshme të investojnë një miliard euro në tre vitet e ardhshme. Ndërsa ministri shprehu gatishmëri për bashkëpunim.
“Ne si Odë për Ndërtimtari dhe si anëtare kemi bërë një hap, duke ofruar në këtë kohë krize si kompani të marrim një angazhim në periudhën e ardhshme trevjeçare të investojmë një miliard euro në sektorin e ndërtimit. Ne marrim përsipër të investojmë në projekte që tashmë ekzistojnë dhe i kemi si kompani, por kërkojmë nga qeveria, qendrore dhe lokale, të marrë masa konkrete për të qenë në gjendje t’i zbatojmë projektet.”,- tha kryetari i Odës për Ndërtimtari, Ivica Jakimovski.
“Ne jemi duke ndërmarrë veprime me odat për ndërtimtari dhe të gjitha subjektet ekonomike që janë të gatshme për të investuar dhe ne do të marrim të gjitha hapat për të lehtësuar dhe filluar investimet sa më shpejt të jetë e mundur.”,- theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Boçvarski shprehu gatishmëri për të diskutuar me odat rreth të gjitha ligjeve të kontestuara dhe të gjitha aktet nënligjore që duhet të pësojnë ndryshime, në mënyrë që procedurat të përshpejtohen.
SEDAT SELIMI
