Botë
Verhelyi: Kosova ka përmbushur kushtet për vizat
08.10.2020 15:41
Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por duhet punë për t’i bindur shtetet anëtare të BE-së....

Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por duhet punë për t’i bindur shtetet anëtare të BE-së. Kështu ka vlerësuar në Prishtinë komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin, Avdulla Hoti. Ai tha se është në dijeni se liberalizimi i vizave është një çështje shumë më rënësi për qytetarët.
“Kushtet janë përmbushur, megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e tyre nuk është punë e lehtë dhe për t’i bindur vetëm nëse dëshmojmë në punën ditore, por kryeministri po e bën këtë që të mos ketë kërkesa për azil dhe luftim të krimit të organizuar dhe kjo është ajo çka po punojmë sot të arrijmë atje.”,- deklaroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.
Hoti: Të vendosur të çojmë përpara agjendën evropiane
Kryeministri Hoti me këtë rast tha se Kosova është e vendosur të çojë përpara agjendën evropiane.
“E sigurova komisionarin se jemi të vendosur që të çojmë përpara agjendën evropiane. Për katër muaj të qeverisjes sonë fjalën “korrupsion” e kemi larguar nga diskursi publik. Aksionet që kanë filluar para dy javësh po vazhdojnë, dhe do të shihni edhe të tjera. Në dialog po kalojmë sfida. Liberalizimi i vizave mbetet çështje e rëndësishme. Në kemi plotësuar kushtet qysh në vitin 2018 dhe shpresoj që BE të lëviz përpara. Komisionari e mirëkupton këtë çështje kaq të ndjeshme.”,- tha kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti.
Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se ka përparime, por që nuk mund të flasë shumë, pasi nuk është i kyçur në këtë proces. Verhelyii gjatë qëndrimit në Kosovë, takoi edhe liderët e partive politike ndërsa nuk ishte paraparë takim me presidentin, Hashim Thaçi.
GYLTENE SINANI
