Maqedoni
Mariqiç: Raporti i KE-së, mirënjohje për reformat
08.10.2020 15:56
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin është prova më e fortë e angazhimit të Qeverisë...

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin është prova më e fortë e angazhimit të Qeverisë për të transformuar Maqedoninë e Veriut në një rrugë evropiane dhe për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç. Sipas tij, KE-ja me raportin e fundit ka dhënë mirënjohje për reformat në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në të njëjtën kohë arritën në përfundimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Mendoj se me këtë raport dhe hapjen e negociatave deri në fund të vitit kemi një pozicion të mirë fillestar. Pason një periudhë e transformimit dhe evropianizimit në të cilën çdo qytetar duhet të ndjejë ndryshime të dukshme dhe të prekshme, standarde më të larta dhe shërbime më të mira nga institucionet, një sistem më funksional, barazi para ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të tyre.”,- tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Nuk janë shqyrtuar vërejtjet e Komisionit të Venecias
Mariqiç gjithashtu tha se Qeveria ende nuk ka shqyrtuar vërejtjet e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe në cilën periudhë kohore ato do të zbatohen në procedurat penale.
“Qëllimi ynë është të sjellim ligj për procedurë penale i cili do të përmirësojë sistemin, do t’i tejkalojë dobësitë dhe do të lehtësojë punën e procedurave penale në të gjitha aspektet. Lidhur me Ligjin për Gjuhët veç më ju thashë, ne duhet të shqyrtojmë dhe nuk kemi biseduar as në nivel qeveritar ose koalicioni se si do të duket e gjithë procedura e shqyrtimit të vërejtjeve të Komisionit të Venecias dhe është e saktë se më së shumti kanë të bëjnë me funksionimin e Ligjit të Gjuhëve në gjyqësor.”,- theksoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Ai po ashtu njoftoi se Qeveria ka dërguar në Kuvend projekt ligj për regjistrimin edhe atë në formë identike, siç ishte në procedurë parlamentare, gjatë përbërjes së mëparshme parlamentare. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç, pret që opozita të mbështesë ligjin dhe ai të miratohet me kohë në mënyrë që regjistrimi të organizohet në prill të vitit të ardhshëm.
SANIJE DURAKU
