Kostandin Xhuvani, akuzohet zyrtarisht për vrasje

05.11.2014 17:49

Vrasja e katërfishtë e mëngjesit të kësaj të marte ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e politikës........

Prokuroria ka dyshime të forta tashmë se të 4 persona i ka vrarë djali i deputetes socialiste, Luzia Xuvani, Kostandini.

Dhe pas këtij fakti, deputetja Xhuvani ka dhënë dorëheqje si deputete, duke shprehur dhimbjen e thellë për familjarët e viktimave, por edhe pozicionin e saj si nënë. Por, kjo nuk i ka ndalur akuzat e opozitës shqiptare. Nëpërmjet deputetit, Aldo Bumçi, Partia Demokratike deklaroi se Kostandin Xhuvani është prej muajsh person në kërkim dhe qeveria e ka mbrojtur. Nuk kanë vonuar reagimet e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didit, i cili e mohon se Xhuvani ka qenë në kërkim.

Ndërkohë, prokuroria u ka komunikuar sot të arrestuarve, Kostandin Xhuvanit dhe Erald Sinas, akuzat, dënimi për të cilat shkon deri në burgim të përjetshëm.