Maqedoni
Covid-19, rritet numri i të infektuarve në Strumicë
08.10.2020 16:29
Në Spitalin e Strumicës, 2 mjek, 3 motra medicinale dhe dy punonjës administrativ kanë rezultuar pozitiv me Covid-19...

Në Spitalin e Strumicës, 2 mjek, 3 motra medicinale dhe dy punonjës administrativ kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga ky spital theksojnë se është vështirë të menaxhohet puna, sepse kanë mungesë të punonjësve shëndetësorë. Ndërsa në qytetin e Strumicës numri i përgjithshëm i personave me Covid-19 është 189 në rritje dhe spitali ka krijuar hapësira që të trajtohen personat e infektuar me pasqyrë të lehtë të gjakut.
“Mungesa e tyre na paraqet shumë vështirësi për organizimin në ato reparte ku nuk janë mjekët, ndërsa tani kërkojmë që të sigurohet personel që të jenë në ato vende pune ku duhet të jenë, kështu që ne do të mundohemi të sigurojmë nga repartet e tjera punonjës shëndetësorë ku nuk janë të prekur me Covid në ato reparte ku ka mungesa. Tani qendra për Covid-19 është në funksionim dhe për momentin 10 pacientë janë të shtrire këtu.”,- tha drejtori i Spitalit në Strumicë.
IShP: Për 1 javë janë infektuar 1.203 persona
Në Raportin e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se nga 28 shtatori deri më 4 tetor janë infektuar 1.203 persona. Nga 1.203 të infektuar me Covid-19 në periudhën prej 28 shtatorit deri më 4 tetor, numri më i madh i të infektuarve - 19,9 % janë persona të moshës mbi 60 vjeç, 18,5% nga mosha 30 deri në 39 vjeç, 18% nga mosha 40 deri 49 vjeç, 16,6% nga mosha 50 deri në 59 vjeçare, ndërsa 16,1% janë të moshës prej 20 deri 29 vjeçare. Në krahasim me javën e kaluar, siç thuhet, rritje më të madhe të numrit të rasteve të regjistruara të reja shënohet në grupmoshat prej 20 deri në 29 vjeç. Numri më i madh i të regjistruarve - 43,1% janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe javore u regjistrua në Berovë – 192,3 në 100.000 banorë. Janë paraqitur 30 raste të vdekjes, që është 7,1 për qind më shumë se në krahasim me javën paraprake. Lidhur me moshën, 24 persona kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa gjashtë persona nga 50 deri në 59 veç. Njëzet e nëntë nga rastet janë hospitalizuar, ndërsa vetëm një person nga të vdekurit nuk u hospitalizua.
REJHANE BUSHI METAJ
