Maqedoni
Pendarovski: Të zgjidhim disa çështje me miqtë bullgarë
08.10.2020 17:32
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, beson se çështjet kontestuese me Bullgarinë mund të zgjidhen deri në fund të vitit...

Nëse RMV gjendet në të njëjtin skenar siç ndodhi me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Pendarovski tha se do të ishte e tepërt për popullin dhe politikanët të pranohet se vetëm për fillimin e bisedimeve me BE-në akoma duhet frustruar. Po ashtu Pendarovski thotë se BE do të tregohej joatraktive kundrejt shteteve kandidate.
“Tani duhet të zgjidhim disa çështje me miqtë bullgarë në Sofje dhe mund të them se jemi gati ta arrijmë këtë në fund të vitit, në fund të presidencës gjermane dhe përfundimisht të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Aktivitete politike janë të përcaktuar në këtë çështje. Bëjmë gjithçka që mundemi t’i realizojmë obligimet që i kemi nënshkruan në besim nga ajo amrrëveshje dhe nuk kemi dyshim se edhe Bullgaria do ta bëjë të njëjtën.”,- deklaroi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.
Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, thekson se problemi mes Bullgarisë dhe RMV-së në këtë rast duhet të jetë në duart e akademikëve dhe historianëve. Siguron se edhe Sofja ka vullnet politik për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Zaharieva: Në dy anët e kufirit ka vullnet politik
“Ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura, por jam e sigurt dhe e bindur se në të dyja anët e kufijve ekziston vullnet politik për të zgjidhur problemin dhe për këtë arsye kemi krijuar komision prej anëtarëve akademikë, sepse ndonjëherë gjërat i lëmë vetëm në dorë të politikës. Çështjet duhen të shqyrtohen edhe nga historianë. Për këtë arsye mendojmë se akademikët dhe profesionalistët duhet të përfshihen në këtë proces.”,- theksoi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterian Zaharieva.
Këto komente u thanë në panel diskutimin për ekonomi: "Forumi Globsec" i organizuar në Bratislavë. Duke folur për investimet dhe grandet evropiane për Ballkanin Perëndimor, Pendarovski tha se nga mjetet e ndara prej 9.5 miliard euro nga BE për Ballkanin, i tërë rajoni do të jetë përfitues nga projektet gjithëpërfshirëse.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
