Botë

Covid-19, shifra rekorde në të gjithë Ballkanin

08.10.2020 18:29

Katër viktima dhe 169 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri...

Katër viktima dhe 169 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë shëruar edhe 100 të infektuar duke e çuar numrin e të shëruarve në 9215 që na fillimi i pandemisë. 
 
Aktualisht numri i rasteve aktive është 5273.  Nga Kosova vinë lajme të mira, vetëm të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.
 
Ndërkohë, që 46 persona kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste prej të cilëve 638 raste kanë humbur jetën, 14.189 persona janë shëruar derisa Kosova ka edhe 1.144 raste aktive. Kroaci ka raportuar 542 raste të reja që është shifër rekorde që nga fillimi i pandemisë dhe kryeson listën e vendeve të rajonit.
 
Situatë e rëndë po paraqitet edhe në Slloveni. Ky vend, raportoi 387 raste të reja, që është shifra më e lartë në vend, që na fillimi i pandemisë.
 
Numri i rasteve pritet të rritet në javët në vazhdim, kur besohet se do të nisë vala e tretë dhe do të ketë edhe “përzierje” me gripin sezonal. Rritje të numrit të të prekurve ka edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Greqi dhe Serbi.
 
Mësohet se qyteti më i rrezikuar në Serbi për sa i përket infeksionit me koronavirus është Beogradi. Autoritetet greke njoftuan  për tre viktima, duke e çuar numrin e vdekjeve në Greqi në 420 dhe janë regjistruar 399 raste të reja me korona virus.
 
Numri i përgjithshëm i rasteve ne Greqi  është 20541.  Në nivel botërorë numri i të infektuarve ka arritur në mbi 36 milion e 212 mijë persona, prej të cilëve mbi 25 milion janë shëruar derisa 1 milion e 56 mijë e 744 persona kanë humbur jetën. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU