Botë

India gati 7 milionë raste me coronavirus, ndërkohë numri i të prekurve në SHBA arrin në 7.6 milionë

09.10.2020 10:41

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronaviusi në Indi u rrit në 6.9 milionë, duke raportuar brenda një dite rreth 70 mijë raste...

Sipas medieve të huaja, rreth 106 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e COVID-19.

India radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Brazilit, ndërkaq për sa i përket bilancit të të prekurve ajo qëndron e dyta botërisht.

SHBA-ja në anën tjetër, ka regjistruar deri më tani më shumë se 7.6 milionë raste nga virusi vdekjeprurës, bazuar kryesisht nga të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Vendi ka të ngjarë që deri javën e ardhshme të arrij shifrën e tetë milionë të prekurve nga coronavirusi, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i viktimave u rrit në 212 mijë duke e bërë atë njëherësh vendin më të goditur në botë nga pandemia.