Kufizimi i mysafirëve, VMRO-DPMNE: Policia në shtëpi, vetëm me vendim nga Gjykata
VMRO-DPMNE, ka reaguar rreth masës së Qeverisë për numrin e kufizuar...

VMRO-DPMNE, ka reaguar rreth masës së Qeverisë për numrin e kufizuar të mysafirëve që mund të pranohen në shtëpi.
Nga partia e Mickoskit, nëpërmjet një kumtese, thonë se nëse masa kryesore për luftë kundër Covid-19 është ajo që Spasovski do të numërojë mysafirë nëpër shtëpitë, përveç asaj që e shkelin Kushtetutën, duhet menjëherë tërë Qeveria të japë dorëheqje.
“Sipas nenit 26 nga Kushtetuta, policia mund të hyjë në shtëpi vetëm nëse ka vendim paraprak nga Gjykata, e jo sipas dëshirës së MPB-së ose prokurorisë”,- thonë nga VMRO. Sipas tyre, Zaev dhe Filipçe kanë shkaktuar debakël të plotë në planin shëndetësor.
“Kriza nuk i ka hasur Zaevin dhe Filipçen, ata e kanë ditur se ende ka goditje më të tmerrshme nga vala e parë, e cila për fat të keq tek ne është me kohëzgjatje të vazhduar dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë gjatë verës për t’i përforcuar kapacitetet e shëndetësisë publike, si me hapësira spitalore, ashtu edhe me pajisje”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
