Futboll

Maqedonia e Veriut mundi Kosovën 2-1, në finalen e Play off-it do të përballet me Gjeorgjinë

09.10.2020 12:34

Të enjten mbrëma, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, u takuan në gjysmëfinalen e “Play-off”-it të Ligës së Kombeve në Shkup...

Më të suksesshmit u treguan vendasit, duke arritur të shënonin fitore 2:1, duke kaluar në finale. Lojtarët shqiptarë të përfaqësueses së RMV-së, nuk e fshehën gëzimin e fitores, por thanë se ishte shumë e vështirë të luaje kundër vëllezërve të gjakut dhe presioni ka qenë i madh.

Gjithsesi, ky është sporti. Pasi kanë përfunduar 8 ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, janë mësuar katër ekipet finale.

Maqedonia që mposhti Kosovën, në finale luan ndaj Gjeorgjisë.

Në tri takimet tjera do të përballen: Hungaria – Islanda, Irlanda e Veriut – Sllovakia, si dhe Serbia me Skocinë. Të katër ndeshjet do të luhen më 12 nëntor.