Maqedoni

Anëtarësimi në NATO, LSDM: Sjell ndihmë në luftimin e Covid–19

09.10.2020 14:34

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut, përpos garancive të sigurisë...

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut, përpos garancive të sigurisë, siguroi ndihmë dhe mbështetje në trajtimin e krizës shëndetësore të Covid-19, thonë nga LSDM. Aleanca e Veriut i siguron vendit 60 aparate për frymëmarrje dhe pajisje të tjera mjekësore të nevojshme urgjente me vlerë prej 1.4 milion euro.
 
“Kjo është provë e Aleancës së fortë që Maqedonia e Veriut po ndërton me partnerët e rinj në NATO, dëshmi se mund të konsiderojmë në mbështetjen e 29 vendeve anëtare të Aleancës. Ne vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të forta ndërkombëtare, të forcojmë miqësitë dhe vazhdojmë procesin e integrimit evropian. Ne jemi anëtarësuar në NATO, ne do të tregojmë se mund të anëtarësohemi edhe në BE.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
 
Megjithatë, VMRO–DPMNE akuzon qeverinë se nuk kujdeset për qytetarët, por për karriget e tyre dhe luksin. Banka Botërore parashikon që varfëria në Maqedoni është rritur me 6.4% këtë vit, thonë nga VMRO–DPMNE, duke kërkuar nga qeveria që të ndalet me gënjeshtrat se po kujdesen për qytetarët.
 
Arsovski: Qeveria kujdeset për luksin e tyre, jo për qytetarët
 
“Mbi 40.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë humbën vendet e tyre të punës, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë të detyruara të paguajnë një pagë minimale për punonjësit, por kjo është arsyeja se pse zyrtarët e LSDM-së marrin paga të mëdha nga qytetarët në mijëra euro. Ditën e tretë, ne kërkojmë publikisht dhe kërkojmë përgjigje nga drejtorët, zyrtarët e emëruar nga LSDM-ja për shumën e pagës së tyre që paguhet me paratë e qytetarëve të cilët mezi po mundohen të sigurojnë mbijetesën.”,- theksoi zëdhënësi i VMRO–DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Sipas VMRO–së opozitare zyrtarët e LSDM-së marrin paga nga 2 mijë deri në 3 mijë euro.
 
MERAL ISMAILI