Maqedoni

Spasovski: Shtëpitë e qytetarëve nuk guxon t’i cenojë askush

09.10.2020 14:57

Pas rritjes së madhe të personave të të infektuar me Covid-19 në vendin tonë...

Pas rritjes së madhe të personave të të infektuar me Covid-19 në vendin tonë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozoi që vendi duhet të ndërmarrë masa plotësuese, sepse në të kundërtën situata do të jetë alarmante.
 
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se një ndër masat për mbrojtje nga koronavirusi do të jetë mbajtja e maskave në ambient të mbyllur dhe të hapur, ndalesa për grupim të më shumë se 4 personave në një ambient, si dhe ndalesa për të pranuar në shtëpi më shumë se 4 mysafirë. 
 
Ndërkohë, ministri i Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur se si policia do të kontrollojë nëpër shtëpi se sa persona qëndrojnë në të njëjtën, ministri Spasovski tha se së pari duhet të shihen argumentet e Komisionit që ka propozuar këtë masë dhe nëse ka argument ajo sillet në Qeveri dhe pastaj fillon zbatimi i saj, por një duhet ta dinë qytetarët se askush nuk guxon ta cenojë shtëpitë e qytetarëve, megjithatë shtoi se ka mekanizma për kontrolle.
 
“Nuk kisha dashtë të flisja dhe t’i komentojë propozimet të cilat kanë dalë nga Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sepse ato janë vetëm propozime. Ndërsa të njëjtat do të shndërrohen në ligje vetëm kur t’i kalojnë edhe procedurat tjera në Qeveri. Do të them vetëm një gjë, se Ministria për Punë të Brendshme do t’i respektojë parimet kushtetuese dhe ligjet. Pacenueshmëria e shtëpisë dhe apartamentit është diçka e shenjtë për qytetarët, askush nuk mund ta cenojë, por me vendimet që do të sillen, ndërsa janë në funksion të shëndetit publik, do të parashikohen me mekanizma adekuatë për kontrollin dhe zbatimin e tyre.”,- tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
 
VMRO – DPMNE: Policia në shtëpi, vetëm me vendim nga Gjykata
 
Ndërkaq, Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar rreth masës së Qeverisë për numrin e kufizuar të mysafirëve që mund të pranohen në shtëpi. Nga partia e Mickoskit thonë se tani Qeveria është në një rrugë pa dalje, sepse nëse kalohet ligji, duhet të shkarkohet ministri, ndërsa nëse nuk kalon ligji duhet të shkarkohet Qeveria. Nga atje shtojnë se Zaevi dhe Filipçe kanë shkaktuar debakël të plotë në planin shëndetësor.
 
“Nëse Qeveria e Zaevit në seancë qeveritare e miraton masën e propozuar nga Komisioni partiak Shëndetësor, atëherë do të hyjë në shkelje brutale të Kushtetutës dhe nëse e refuzon atëherë Filipçe dhe Qeveria duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Komisioni dhe ta shkarkojnë, në të kundërtën do të dëshmojnë se po luajnë me shtetin dhe tërë kriza po menaxhohet nga njerëz të paaftë. Sipas nenit 26 nga Kushtetuta, Policia mund të hyjë në shtëpi vetëm nëse ka vendim paraprak nga Gjykata, e jo sipas dëshirës së MPB-së ose Prokurorisë. Kriza nuk i ka hasur Zaevin dhe Filipçen, ata e kanë ditur se ende ka goditje më të tmerrshme nga vala e parë dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë gjatë verës për t’i përforcuar kapacitetet e shëndetësisë publike.”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
 
Përndryshe, gjatë këtyre tre ditëve numri i të infektuarve ka kaluar shifrat e 900 personave, që sipas autoriteteve shëndetësore nëse do të vazhdojë ky fluks i madh, atëherë kapacitetet e shëndetit publik e kanë të pa mundur për t’ju ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.  
 
FITIM KRYEZIU