Covid 19, 6 viktima, 386 raste pozitive, 184 të shëruar në RMV

09.10.2020 16:14

Sërish rekord i ri negativ në shifrat Covid....

Sërish rekord i ri negativ në shifrat Covid, për të tretën ditë me radhë. Nga 2267 testime të kryera në 24 orët e fundit,  janë regjistruar 386 raste të reja positive,  të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin në total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Sërish në listën e qyteteve me më sumë raste positive, kryeson Shkupi me 178. Me numra të lartë të infektuarish të rinj janë edhe Strumica ku u regjistruan 44 të infektuar, Prilepi  me 20, në  Kumanovë e Gjevgjeli u regjistruan 18 të sëmurë  rinj, në Manastir  e Tetovë 13,  në Koçan 10.

Në qytetet e tjera u regjistruan me pak se 10 të infektuar. Dyfish më i lartë se një ditë më parë ndërkohë, numri i viktimave. 6 qytetarë e humbën betejën me virusin në 24 orët e fundit. Viktimat janë një  44 vjeçar nga Manastiri, dy pacientë nga 67 vjeç nga Shkupi, një  62 vjeçar nga Struga , një 72 vjeçare nga Tetova dhe  një 81 vjeçar nga Shën Nikolla.

Viktimat e fundit e rritën në 781 numrin në total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.  I ulët ndërkohë edhe  numri i të shëruarve në krahasim me numrin e rasteve te reja. ISHP, ka regjistruar 184 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Edhe nga numri i të shëruarve kryeson Shkupi me 61. Aktualisht në vend ka 3373 raste aktive.