Masat për kufizimin e mysafirëve, qytetarët i mirëpresin, duhet kujdes më i madh
Disa nga masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive....

Disa nga masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive deri tek Qeveria, përfshirë edhe mosgrupimin në hapësirat publike pas orës 22 dhe në shtëpi mos të pranojmë më shumë se katër persona, ka ngjallur reagime tek qytetarët e vendin.
Disa qytetarë të anketuar nga TMV2 thonë se masat janë në nivel të duhur, rreziku është i madh dhe duhet kujdes më e madhe.
“Mendoj së është në rregull. Si ndryshe do ta largojmë koronavirusiin. Duhet të jemi të disiplinuar dhe t’i respektojmë masat.”,- tha një qytetar.
“Çka mendojnë të tjerët atë e mendoj edhe unë.”,- u shpreh një qytetar.
“Është rrezik i madh, por njerëzit nuk dëgjojnë. Bëjnë dasma, duan ta bëjnë si përpara, mirëpo nuk bën ashtu.”,- theksoi një qytetar.
“Duhet të mbrohesh pak, mos të ndodh diçka, nëse nuk di të mbrohesh kot e ke. Më shumë se tre persona nuk duhet të pranojmë në shtëpi.”,- theksoi një qytetare.
“Mirë thonë, por nuk respektohen masat. Ku mund të shërohet populli kur shohim njerëz plot në autobusë. Duhet të ketë ndonjë kufizim.”,- potencoi një qytetar.
“Qysh thotë ligji ashtu duhet. Fqinji juaj do t’ju lajmërojë menjëherë, do të vijë policia.”,- u shpreh një qytetar.
Masat më strikte erdhën pas rritjes së numrit të të infektuarve. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se në qoftë së është nevoja do të vazhdojë me sërë masash kufizuese, por deri më tani nuk mendohet për karantinë. (Sedat Selimi, TVM2)
