Sërish protesta në Tetovë, kërkohet ulje e çmimit të energjisë elektrike

09.10.2020 17:24

Organizatorët e protestës thonë se nuk do të ndalen...

Për të dhjetën herë radhë, në Tetovë u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Organizatorët e protestës thonë se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të dëgjohen. Aq më tepër kur, sipas tyre, qeveria po reagon.

“Ka pasur reagim nga qeveria, e shqyrtojnë dhe besojnë se do e realizojnë uljen e TVSH-së, nga 18% në 5%, flitet se do hiqet rritja e fundit e energjisë elektrike, nuk është 7.4%, por kur i vendoset TVSH-ja arrin në 10%.”,- theksoi organizatori i protestave, Krenar Osmani.

“Has në vësh të shurdhër, normal që has, sepse gjithmonë kërkesat e qytetarëve hasen në veshë të shurdhër. Do vazhdojmë me protesta, kërkesat tona duhet të realizohen.”,- u shpreh një qytetar.

Nga Këshilli Organizativ i Protestave për Energjinë Elektrike thanë se kanë përkrahje nga grupet parlamentare të BDI-së dhe të koalicionit ASH-Alternativa, ndërsa grupet parlamentare të partive maqedonas nuk kanë pasur gatishmëri për t’u takuar me ta. (Visar Sadiki, TVM2)