Ulja e ndotjes së ajrit, Shilegov: Marrim masa në vazhdimësi
Po afron stina e ftohë dhe luftës kundër pandemisë....

Po afron stina e ftohë dhe luftës kundër pandemisë do t’i shtohet edhe lufta tjetër e përvitshme, ajo kundër ajrit të ndotur, njofton “TVM2”.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, përkujton se kjo luftë vazhdon gjatë, e 3 viteve të kaluara janë ndërmarrë 27 masat urgjente. Kjo, sipas tij, ka sjellë si rezultat më pak ditë të ndotura në çdo vit që kalon e kështu do të vazhdohet.
“Ky trend ka mundësi serioze që të vazhdojë. Në mënyrë strategjike ne jemi në procesin e licencës për ngrohjen e amvisërive, pra për sistemin energjetik të qytetit janë pranë përfundimit bisedimet me Bankën Europiane për Zhvillim për vendosjen e “Bas rapid transit”, me të cilin do të duhet të përfundojmë në fund të 2021 dhe vetëm me një qasje të tillë strategjike mund të zgjidhet ky problem.”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Bogdanoviç: Rrisim buxhetin për subvencione për biçikleta
Komuna Qendër vazhdon me projektet për transport alternativ, gjatë vitit ka pasur rekord numër të aplikimeve për subvencione për biçikleta dhe trotinete.
“Vitin e ardhshëm planifikojmë ta rrisim buxhetin. Kjo tregon se njerëzit dalëngadalë po i lënë veturat në shtëpi, po i përdorin më pak.”,- theksoi kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç.
Komuna Qendër po përfundon instalimet për ngrohje me mazut në kopshtin e fundit në kuadër të komunës. Po ashtu po miraton projekte në lidhje me gazifikimin, për më pak makina në qendër të qytetit, dhe për një politikë kufizuese parkimi.
Në komunat e tjera, punët nuk janë kaq idilike sa u tha sot. (Gyltene Sinani, TVM2)
