Borisov: Jo lojëra politike, kompromis për ardhmërinë

09.10.2020 18:24

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t'i bëjnë kompromiset e nevojshme....

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t'i bëjnë kompromiset e nevojshme që të arrijnë zgjidhje për kontestet dypalëshe, porositi kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në takim me ministrin e jashtëm, Bujar Osmani.  Sipas tij, lojërat politike duhet të lihen anash në këtë rast, ndërsa zgjidhja të vijë nga respekti i historisë.

“Kjo nuk është aspak e dobishme në momentin kur kërkojmë kompromis mes historianëve dhe  politikanëve tanë partner në RMV që të gjendet zgjidhje për këtë çështje. .. Duhet vetëm ta bëjmë historinë urë  miqësie dhe përafrimi dhe jo urë të shembur nëpër të cilën RMV  nuk mund të kalojë. Pra, këtu nuk duhet të bëhen lojëra politike. Momenti dhe perspektivat e tanishme janë shumë të rëndësishme  dhe do të ishte mëkat para historisë nëse nuk do kemi sukses të gjejmë kompromis.”,- tha kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Zaharieva: Është koha të pranoni realitetin historik

Koha është që RMV ta pranojë realitetin historikm porositi ministrja e jashtme bullgare, Ekateria Zaharieva. Kërkon vetëm të respektohet marrëveshja mes Sofjes dhe Shkupit.

“Habitem që memorandumi përjetohet si diçka e re. Nuk kemi asgjë kundër qytetarëve maqedonas të vetpërcaktohen si të duan. Kemi marrëveshje ku ka klauzolë për gjuhën dhe duam që kjo të trajtohet.”,- theksoi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina  Zaharieva.

Osmani: Vetëpërcaktimi, e drejtë europiane

Nuk duhet ta rrezikojmë të tashmen  duke mos i hapur rrugën ardhmërisë, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Fton komisionin për çështje historike të shqyrtojë problemin nën frymën pozitive,  sfidës që sipas tij, rëndon raportet mes dy vendeve.

“E  drejta për  vetpërcaktim dhe vetshprehje është e drejtë bashkëkohore evropiane që bën pjesë në të drejtat fondamentale të vet BE-së.  Bullgaria obligohet me nenin 2 ta përkrah procesin eurintegrues të RMV-së.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.

Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbyllet me 10 nëntor në Sofje, për ministrin Osmani duhet të jetë kurorë e bashkëpunimit dhe të gjendet kompromis për çështjet e hapura mes dy shteteve. (Nermin Mulaki Fezjullahu, TVM2)