Azerbajxhani vazhdon çlirimin e territoreve të tij

09.10.2020 19:50

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionin....

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionin që ka filluar për të çliruar territoret e tij. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë frontin që nga pjesa e dytë e ditës së djeshme e deri këtë mëngjes.

Ushtria azerbajxhanase duke goditur objektivat në pozicione të rëndësishme ka kufizuar plotësisht lëvizjet e ushtrisë armene dhe si rezultat i masave të marra ka humbur kontrolli dhe bashkëveprimi mes forcave armene.

Po ashtu mes njësive po përjetohet një trazirë dhe se ushtarët armenë po dezertojnë në mënyrë masive, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se gjatë operacioneve të ndërmarra dje u godit regjimenti i 5-të shkatërrues i forcave armene.

Që nga dje e deri sot në mëngjes ushtria e Azerbejxhanit i ka shkatërruar pajisje të shumta armatimi ushtrisë armene.