Maqedoni

Filloi “Uikendi pa TVSH”, LSDM lavdërohet, VMRO kritkon

10.10.2020 14:44

Filloi zbatimi i masës ekonomike “Fundjavë pa TVSH” pjesë e pakos së katërt...

Filloi zbatimi i masës ekonomike “Fundjavë pa TVSH” pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike të Qeverisë. Qytetarët që shfrytëzojnë aplikocionin TVSH-ja ime do të marrin pas, në llogarinë e tyre, gjithë TVSH-në e përllogaritur për produktet vendore dhe pajisje të Teknologjisë Informatike që do t’i blejnë nga data 10 deri më 12 tetor. Por, vlera e produkteve në total nuk duhet të jetë mbi 30 mijë denarë. 
 
Sipas LSDM-së, kryesuese me qeverinë, kjo masë antikrizë është pjesë e përcaktimit qeveritar për të kthyer paratë te qytetarët.
 
“Vikend pa TVSH do të thotë kthim parash në llogaritë e qytetarëve, përkrahje për konsumin privat dhe përforcim të buxhetit vendor. Kjo është edhe një masë që tregon vijushmërinë e Qeverisë që kryesuar nga LSDM në konceptin ‘Paratë pas te qytetarët’ i cili edhe më tej mbetet një nga prioritet kryesore.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
Mirëpo për opozitën kjo masë e premtuar që në gusht është e vonuar dhe nuk zgjat tre ditë të plota pasi për vikend dhe për festë dyqanet punojnë me orar të shkurtuar ose nuk punojnë fare. Dafina Stojanoska nga VMRO DPMNE thotë se ky nuk është vikend pa TVSH, por vikend me TVSH dhe premtim për kthim të TVSH-së.
 
Qytetartë, nga ana tjetër, me qëndrime të ndryshme. Ata që kanë mundësi financiare, duan ta shfrytëzojnë rastin; të tjerët, duan por s’munden.
 
“Ndoshat do të shkojmë ta shfrytëzojmë.”, tha një qytetare.
 
“Nuk e di se si rrjedh kjo procedurë. Nuk kam aplikacion.”, u shpreh një qytetar.
 
“Nuk besoj se do ta shfrytëzoj masën vikend pa TVSH.”, tha një qytetare.
 
Me masën antikrizë “Uikend pa TVSH”, Qeveria pretendon të nxis qarkullim mallrash në vlerë 170 milionë euro. Në këtë rast, te qytetarët do të ktheheshin 17 milionë euro nga TVSH-ja. 
 
Për të kthyer TVSH-në pas, qytetarët duhet të skenojnë kuponët fiskal në afat prej tre ditësh nga dita e blerjes, ndërsa TVSH-ja do t’u kthehet më së voni për 15 ditë.    
 
SHPËTIM NUREDINI