Maqedoni
Ohër – Strugë, objektet turistike këtë fundjavë pa rezervime
10.10.2020 15:18
Këtë fundjavë feste në brigjet e Liqenit të Ohrit nuk kishte asnjë rezervim nga mysafirët vendas....

Këtë fundjavë feste në brigjet e Liqenit të Ohrit nuk kishte asnjë rezervim nga mysafirët vendas. Sipas ekspertëve, arsyeja për këtë janë financat, por edhe numri i madh i njerëzve të infektuar. Punëtorët e turizmit thonë se rënia e financave në turizëm është shumë e dukshme.
“Ohri është bosh këtë fundjavë. Hotelet, akomodimi privat, restorantet janë gjysmë të mbushura,sezoni në Ohër po mbaron, ne kemi një kohë të mirë, por masat e miratuara nga qeveria kanë kontribuar në uljen e numrit të mysafirëve për këtë fundjavë.", tha Filip Stefanoski, pronar i një agjencioni turistik.
Hotelierët dhe objektet tjera turistike presin ditë më të mira vitin e ardhshëm. Ata thonë se pritet rinovimi i marrëveshjeve me opratorët e huaj turistikë dhe rritja e të ardhurave për 50%.
"Vizitorët e huaj janë të interesuar për vitin e ardhshëm, ne shpresojmë që kufijtë të hapen dhe fluturimet e planifikuara për vitin 2020 të cilat janë shtyrë, do të realizohen përsëri”, tha th Kërste Blazheski, kreytar i HOTAM.
Edhe pse këtë sezonë harxhimet u mbuluan vetëm me mysafirë vendas, hotelierët thonë se kjo është pozitive, sepse mysafirët që kanë ardhur për herë të parë në Liqenin e Ohrit kanë dalë të kënaqur dhe pritet që ata të jenë mysafirë të rregullt nga viti i ardhshëm.
“Shpresoj që situata të normalizohet, kështu që ne do ta përdorim këtë si një lloj reklame që mysafirët tanë të vijnë vitin e ardhshëm nëse jo me pushime, por të paktën për një fundjavë në hotelet tona. Por që të rregullojë diçka nga pikëpamja financiare këtë vit, absolutisht jo.”, tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli.
Punëtorët turistikë janë të kënaqur me paketën e katërt të masave ekonomike, duke theksuar se me mbështetjen e qeverisë, shumë hotele dhe agjenci turistike do të shmangin mbylljen e plotë të biznesit si dhe nuk do të ketë pushime nga puna.
ILMIJE ZHAKU
