Maqedoni

Nxenesit e SHMK Drita për herë të tretë protestuan kundër mësimit online

10.10.2020 16:25

Sot në sheshin e Kërçovës u mbajtë protesta e tretë më radhë e nxënësve

Sot në sheshin e Kërçovës u mbajtë protesta e tretë më radhë e nxënësve të shkollës së mesme Drita të Kerçovës të cilët e përsëritën kerkesën e tyre për mësim me prani fizike të nxënësve
 
Nxënësit e shkollës së mesme Drita të Kerçovës edhe sot protestuan kundër mesimit online dhe kërkuan mësim me prani fizike, si opcion më efikas në përforcimin e dijes dhe arsimit cilesor.
 
Për dallim nga herat tjera, sot numri i nxënësve ishte më i vogel, por ata me këmbengulje kërkuan hapjen e shkollave dhe kethimin e tyre në bankat shkollore.
 
SHABAN DALIPI