Maqedoni

Raporti i KE-së për gjyqësorin, Caca-Nikollovska: Ligjet duhen implementuar

10.10.2020 17:14

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë në sferën e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës është vlersim real i gjendjes...

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë në sferën e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës është vlersim real i gjendjes. Ky është qëndrimi i Eskpertës juridike Margarita Caca Nikollovska për TVM 2. Sipas saj, pozitive është miratimi I ligjit të prokurorëve dhe se ndryshimet e rregullativës ligjore duhet të implementohen edhe më tej, e duhet  të shihet se çka do të duhej të bëhet në drejtim të ruajtjes së pavarsisë dhe paanshmërisë së gjykatësve, përgjegjsisë dhe cilësisë në punën e tyre.
 
"Kjo është fushë ku zgjidhja e çështjeve prej momenti në moment nuk mundet,ajo kërkon një punë në kontinuitet, kërko aplkim në përputhje me standarte të caktuara që janë pjesë edhe në Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësorë edhe në Ligjin për gjykata. Tregon në atë se si duhet të vlersohet puna e gjykatësve dhe atë se Këshilli gjyqësorë ka filluar të punojë dhe punon në këtë drejtim me intenzitet të lejuar. Megjithatë,fakt është se duhet akoma punë dhe ajo është e notuar,kështu që Raporti e skenon situatën ,tregon në gjërat e mira por edhe për atë se çfarë duhet të behet edhe më tej.", tha Margarita Caca Nikollovska, eksperte juridike.
 
Caca-Nikollovska: Raporti tregoi se jemi gati t’i hapim kapitujt
 
Sipas Caca-Nikollvës, raporti i fundit tregon se vendi është i gatshëm të hap kapitujit dhe të fillojë negociatat.
 
"Po, ne jemi të gatshëm ti hapim kapitujt. Raporti është në drejtim të vlersimit pozitiv të gjërave që kanë filluar dhe janë në rrjedhë e sipër, megjithatë do të jemi nën monitorim të vazhdueshëm për veprimet e mëtutjeshme. Këtu në thelb është edhe roli i punës të institucioneve si, gjykatat, prokuroritë, Këshilli gjyqësorë, Këshilli i prokurorëve por dhe Ministrisë së drejtësisë në pjesët ku ka ingerenca dhe në fund ajo që do të thotë vlersim i punës së gjykatësve.", tha Caca Nikollovska.
 
Për gjyqësorin, si pjesë themelore e procesit të integrimit evropian, KE rekomandon të vazhdohet me përmirësime dhe kërkohen përpjekje shtesë për të siguruar zbatimin sistematik të planit të rishikuar të veprimit të strategjisë gjyqësore.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI