Në Maqedoni, prej sot për vizitë kryesuesi i komitetit ushtarak i NATO-s

06.11.2014 14:47

Për vizitë zyrtare në Maqedoni, prej sot do të qëndrojë kryesuesi i Komitetit Ushtarak i NATO-s, gjenerali Knud Bartels, i cili do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e nikoqirit, shefit të shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski.........

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Bartels do të realizojë takim me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërsa është paralajmëruar se nesër do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

 

Ministria e Mbrojtjes njofton se krahas avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me NATO-n, në takimin me delegacionin nga NATO do të bisedohet për realizimin e planit aksionar për anëtarësim në NATO, implementimin e qëllimeve partnere, si dhe për pjesëmarrjen e ARM-së në misionet e kryesuara nga NATO.