Maqedoni

Mlladen Çadikoski: Raporti për mediat pasqyron gjendjen reale

10.10.2020 17:51

Komisioni Evropian në raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut..

Komisioni Evropian në raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut thotë se është shënuar një përparim mesatarë lidhur me lirinë e mediave. Kreu i ShGM-së Mlladen Çadikoski vlerëson për TVM2,se raporti pasqyron gjendjen reale me mediat në RMV. Ai veçon tre aspekte të cilat ndikuan në përmbledhjen e raportit.  
 
"Mediat në periudhën e fundit ishin të rrezikuara nga më shumë aspekte, njëra ishte situata me pandeminë e cila solli deri te disa kufizime gjatë informimit. E dyta është se gjatë periudhës së raportit por edhe tani ajo që është përkeqësuar në Maqedoni lidhur me gjendjen e mediave janë sulmet dhe kërcënimet mbi gazetarët. Ajo që në mënyrë shtesë shqetëson nuk ka dënime për ata që e bëjnë. E treta që është shënuar në raport është ngecja e reformave në sektorin e mediave. Edhe pse u miratuan ligjet e nevojshme që duhej të miratohen megjithatë u pa se implementimi i tyre ngec.", tha Mlladen Çadikoski, kryetar i SHGM-së.
 
Në këtë drejtim, Çadikoski kryetar Shoqatës së Gazetarëve thotë se ndryshimet ligjore paraqesin një bazament të mirë për rregullimin e eterit mediatik, përkatësisht që mediat të frymojnë më lirshëm, por vetëm nëse arrijnë të zbatohen në praktikë për të cilat thotë se nuk sheh vullnet politik. Ai thotë se reformat duhet të vazhdojnë me vendosjen e kuadrove profesionale. 
 
"Mendoj se për momentin nuk ka vullnet politik për këtë pasiqë kemi një kuvend siç e kemi, mungojnë 2/3 e votave dhe është e qartë se partitë politike nuk kanë vullnet politik që midis tyre ta zgjidhin këtë çështje nëpërmjet një mënyre të kuptueshme, e që do të nënkuptonte se në AShMAA, në Këshillin Programorë dhe Servisin Publik duhet të vijnë profesionistë të cilët do ta kryenin detyrën e tyre dhe jo kuadro të partive.", tha Çadikoski.
 
Çadikoski shton se pavarësia financiare e Servisit Publik është imanente dhe të mos kufizohet nga faktorë të ndryshëm politik të vendit. Ligji sipas tij saktësisht përcakton se si merret buxheti dhe duhet të gjithë t’i përmbahen. Standartizimi i punës në Servisin Publik do të ndiqet edhe nga mediat tjera nënvizon Çadikoski.
 
NAIM RAMADANI