Kovid 19, 393 të infektuar katër të vdekur
Për tre dit me rradh vazhdon të regjistrohet numër rekord I personave të infektuar nga virusi korona në vend.....

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 393 të infektuar nga virusi korona, pjesa më e madhe e të cilëve në kryeqendrë ku janë regjistruar 189 raste pozitive, në Tetovë 27, Prilep 19, Gjevgjeli dhe Strumicë nga 15, Kumanov 14, Shtip 13, Veles 12, Radovish 10, ndërsa në qytetet tjera më pak se 10 të infektuar. Poashtu edhe në disa qytete është regjistruar numër dyshifrorë I personave të infektuar, ndërsa janë kryer gjisthsejt 2464 teste. Janë regjistruar edhe katër të vdekur edhe atë një 54 vjeçar nga Radovishi, një 62 vjeçar nga Kumanova, një person I moshës 80 vjeçare nga Kërçova dhe një 83 vjeçar nga Shkupi. Betejën me virusin e kanë fituar 90 pacient.
Numri i përgjithshëm I personave të diagnostifikuar me virusin korona ka arritur në 20555 persona, prej të cilëve janë shëruar 16099 persona, 785 kanë vdekur, ndrësa numri I rasteve aktive aktualisht është 3671. Në klinikën infective në 24 orëte kalaura janë pranaur 13 pacient, ndërsa gjithsejt janë të hospitalizuar 86 pacient. Në spitalin Kozle janë të shtrirë 4 fëmijë dhe katër prind që janë pozitiv me kovid 19. Në spitalin 8 Shtatori në 24 orët e fundit janë pranaur 5 pacient, ndërsa gjithsejt në këtë spital ka 45 pacient kovid pozitiv, prej të cilëve 6 janë në respirator. Në Manastir janë të hospitalizuar 24 pacient, në Shtip 45, derisa në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Srumicë, Strugë dhe Koçan janë të hospitalizaur gjithsejt 200 pacient me kovid 19.
MERALE ISMAILI
