Azerbejxhani dhe Armenia, akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit
Ayzrbejxhani dhe Armenia m ndërmjetësim të rusisë kanë arritur marrveshje për armëpushim....

Ayzrbejxhani dhe Armenia m ndërmjetësim të rusisë kanë arritur marrveshje për armëpushim.
Lajmin e publikoi kryediplomati rus Lavrov pas një takimi të zgjatur rreth 10 orë me ministrat e jashtëm të dy vendeve në luftë. Armëpushimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e 10 tetorit, tha Lavrov, dhe sipas tij, do të lejohet shkëmbimi i të burgosurve dhe i trupave të vrarë në luftimet që kanë nisur dy javë më parë në Malësinë e Karabakut.
Por Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit gjatë ditës deklaroi se ushtria armene është duke shkelur ashpër armëpushimin. Mes tjerash u theksua se ushtria armene kreu sulme me topa në disa vendbanime civile.
Nga ana tjetër një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Armeni tha se forcat azere e sulmuan një qytezë në kufirin lindor të rajonit të Malësisë së Karabakut. Qindra ushtarë dhe një numër i madh civilësh janë vrarë gjatë konfliktit që filloi më 27 shtator në rajonin e Malësisë së Karabakur që zyrtarisht është pjesë e Azerbejxhanit por që është e banuar me shumëcë armene. Fuqitë botërore vazhdimisht kanë bërë thirrje që palët t’i ndërpresin luftimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes ta kërkojnë në rrugë paqësore.
