Egjipt, autobusi i studentëve përplaset me kamionin, 18 të vdekur
06.11.2014 14:49
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një autobusi me studentë me një kamion cisternë në Egjipt........

Aksidentet rrugore në këtë vend janë të shpeshta për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve dhe për mungesën e respektit ndaj kodit rrugor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 12 mijë është numri i të vdekurve çdo vit nga këto aksidente.
