Marrdhëniet me fqinjët, Ramadani: Shkupi po jep shembull të mirë

11.10.2020 14:00

Rekomandimi i raport –progresit për RMV-në në politikën e jashtme....

Rekomandimi  i raport –progresit për RMV-në  në politikën e jashtme  dhe fqinjësinë e mirë  ku i kërkohet Shkupit  të gjejë zgjidhje për cështjet e hapura me Bullgarinë,  për analistin politik Ismet Ramadani ka qenë e pritur, që kur Bullgaria  paraqiti qëndrimin për memorandum ndaj RMV-së.

Sipas Ramadanit, qeveria jonë përballë qeverisë bullgare duhet të jetë më e qëndrueshme dhe t’i përgjigjet me të njëjtën masë.

Beson në kompromis duke respketuar marrëvehjen për fqnjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, por thotë se të dyja palët duhet të çlirohen nga historia e shkruar në kohë ideologjike të komunizmit.

“Unë mendoj se qeveria ka zgjedhur një rrugë të butë në kuptimin e raporteve fqinjësore dhe në qoftë se vazhdon kështu të jep shembull të mirë se nuk i përgjigjet në të njëtën mënyrë Bullgarisë  por edhe më tutje në mënyrë istitucionale kërkon forma të cilat megjithatë çojnë në kompromis dhe marrëveshje. Tek e fundit mjafton RMV të  bazohet në marrëveshje të fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe në suaza të asaj marrëveshje të vazhdojë dialogu” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani: Mohimi i gjuhës dhe identitetit jo kriter në BE

Ramadani shpreson se BE do të kyç diplomacinë e saj dhe nuk do të lejojë të shkelen principet mbi të cilat është ndërtuar vet BE-ja.

“Vendet e BE-së nuk do t’i japin të drejtë Bullgarisë që të sillet me prepotencë dhe të drejtë ekskluzive sa i përket fakteve historike, identitetit të gjuhës, sepse t’i mohohet gjuha dhe identiteti popullit fqinj, nuk kalon në standartet dhe kriteriumet e BE-së” – u shpreh Ramadani.

Këtë muaj autoritetet vendore kanë paralajmëruar vizita të shpeshta me autoritetet e Bullgarisë dhe BE-së me qëllim të gjetjes së kompromisit me fqiun lindor. Ndonëse, autoritete bullgare potencojnë vazhdimisht se për  problemet  me RMV-në,  në Sofje fjalën e fundit do ta kenë historianët dhe akademikët dhe jo politika. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)