Reformat në administratë, Elezi: Asnjëherë nuk punohet seriozisht

11.10.2020 13:35

Reformimi i administratës vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme....

Reformimi i administratës vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vend. Edhe Qeveria “Zaev 2” deklarativisht më shumë herë ëhstë prononcuar se  RMV duhet patjetër t’i ndjekë rekomandimet e Bashkimit Europian për reforma rrënjësore në administratë.

Por profesori Universitar Zemri Elezi për TVM2 thotë se  reformimi i administratës vetëm po hapet si temë, por realisht asnjë parti politike nuk i është future seriozisht çështjes së reformimit të saj. Elezi thekson se për momentin administrata në ndërmarrjet private është më efikase, sepse sipas tij , atje kërkohen vlera dhe profesionalizëm.  

“Kërkohet reformim i administratës, por kjo çështje në RMV është çështja më neorologjike që ende sot e kësaj dite çalon në këtë drejtim, dhe nuk vihet parimi që kërkohet nga BE, parimi i profesionalizimit dhe parimi i depolitizimit të administrates. Dhe në këtë drejtim nuk është bërë aq sa duhet. Sektori privat tani në vete ngërthen një administratë më efikase dhe më efektive , por atje më së shumti kërkohet nga ndërmarësit privat efikasiteti, profesionalizimi dhe transparenca” – tha profesori universitar, Emri Elezi.

Zvogëlimi i administratës shtetërore, Elezi: Ka nevojë, por të bëhet nga ekspertët

Profesori Elezi për TVM2, poashtu theksoi se realisht në vendin tonë ka nevojë për shkurtime në administratë, por ato duhet t’i bëjë një trupë e profesionalizuar e ekspertëve të pavarur.

“Këtu duhet të ketë një trup profesional dhe trup të ekspertëve  të cilët do të meren me zvogëlimin e administratës, por të mbetet një administratë efektive dhe një administratë meritore. Ka nevojë për t’u zvogëluar administrata, por duhet të vihen në funksion parimet më esenciale siq janë parimi i profesionalizimit dhe parimi i depolitizimit , i kurorëzuar me parimin e sistemit të vlerave dhe meritokracisë në administratë” – u shpreh Elezi.

Qeveria së fundmi po shqyrton edhe idenë që për zvogëlimin e administratës të shikohet mundësia e kalimit të tyre në sektorin privat. Tashmë do të duhet të ndodhë edhe avancimi i administratorëve shqiptarë të cilët deri tani nuk ju janë njohur diplomat e mara pas punësimit, duke pamundësuar kështu avancimin e tyre në karrierë. (Fitim Kryeziu, TVM2)