Maqedonia e Veriut feston “11 tetorin”, Pendarovski: Të ndërtojmë shtet demokratik dhe shoqëri solidare

11.10.2020 15:15

Maqedonia e Veriut feston 11 Tetorin - Ditën e Kryengritjes Popullore....

Maqedonia e Veriut feston 11 Tetorin - Ditën e Kryengritjes Popullore. Me këtë rast krerët e shtetit thirrën në unitet për rruajtjen dhe kultivimin e vlerave themelore të kësaj kryengritje që, siç thonë, janë liria dhe barazia.

Presidenti, Stevo Pendarovski, tha se lufta e udhëhequr nga partizanët ishte mbarëpopullore, mbiideologjike dhe në anën e duhur të historisë. Prandaj, sipas kreut të shtetit, është përgjegjsi e isntitucioneve dhe politikës që të ruajnë paqën dhe të vazhdojë të ndërtojë Maqedoninë e Veriut, si shtet demokratik.

“Si trashëgimtarë të gjeneratës së luftëtarëve të lavdishëm, dhe sot si pjesë e Aleancës së NATO-s, me perspektivë të qartë evropiane kemi përgjegjësi që të kundërshtojmë racizmin në rritje, diskminimin dhe neofashizmin. Kjo bëhet vetëm në një mënyrë. Me ndërtimin e shtetit demokratik, ku qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe nuk ka të paprekësëm për drejtësisnë. Prandaj është e domosdoshme që sa më parë të pajtohemi dhe unifikohemi në ndërtimin e një shoqërie solidare, ku do të respektohet e drejta e për jetë të denjë të çdo qytetari.” – tha presidenti i TMV-së, Stevo Pendarovski.

Zaev: Vendi ëshë në rrugë të mirë

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se vendi ka dalë nga rruga qorre ballkanike dhe është në rrugën e duhur të europianizimit. U bë anëtare e NATO-s dhe është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, theksoi Zaev në ceremoninë e organizuar në Kumanovë.

“Kemi mirënjohje nga Bashkësia Ndërkombëtare për përpjekjet që bëjmë dhe rezultatet në fushat e vlerave fundamentale. Zgjedhje, sundimi i ligjit, gjyqësi dhe lufta kundër korrupcionit prej ku mund të konstatohet se vendi ëshë në rrugë të mirë. I ftoj të gjithë, edhe opozitën që të braktisim intersat e ngushta partiake dhe të tregojmë sjellje shtetërore.” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Xhaferi: Secili dha kontributin e vet

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kujtoi kontributin e gjithësecilit në sigurimin e paqes.

“Në luftën kundër të keqes, secili dha kontributin e vet në suazat e mundësive të veta dhe me këtë e ruajti dinjitetin e vet, njerëzinë dhe solidaritetin a mbi të gjitha, siguroi një copë paqe për ndërgjegjen dhe shpirtin e vet, por edhe paqe në botë”.- thuhet në urimin e  kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. (Shpëtim Nuredini, TVM2)