Zaev, prej nesër në vendet e rajonit pa PCR test
Qytetarët e vendit prej të hënën do të mund të udhëtojnë....

Qytetarët e vendit prej të hënën do të mund të udhëtojnë në shumicën e vendeve të rajonit, përfshi edhe Kosovën pa test PCR. Kryemisnitri Zoran Zaev pret që këtë hap ta ndjekin edhe Greqia dhe Bullgaria.
“Qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinjë, në ato vende që janë futur në vendimin për rajonin, këtu nuk hyn Greqia, nuk e di si është për Bullgarinë. Por vendimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor është marrë, kështu që kufijtë do të jenë të hapura, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje, por apeloj që të udhëtojnë vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme. Të gjithë kemi numra përafërsisht të njëjtë të të infektuarve, trendi i të infektuarve të rinj është i njëjtë, dhe definitivisht nuk duhet të bëjmë pengesë për mobilizim të ekonomisë” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Gurbi, ka bërë të ditur se prej nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë për testi PCR.
Ministria kosovare e Shëndetësisë, prej nesër shtetasit e RMV-së në Kosovë pa PCR test
Lajmin e njejtë e konfirmojnë edhe nga minsitria kosovare e shëndetësisë.
“Bazuar në parimin e reciprocitetit qytetaret e Republikaës së Maqedonisë së Veriut prej nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë” - konfirmojnë për TVM2 nga misnitria kosovare e shëndetësisë. (Meral Ismaili, TVM2)
