“Covid 19”, dje rekord i ri infektimesh

11.10.2020 16:06

Dje u shënua një rekord i ri rastesh me Covid-19....

Dje u shënua një rekord i ri rastesh me Covid-19 në nivel botëror me rreth 350 mijë e 800 të prekur, por OBSH ka kundërshtuar mundësinë e rikthimit të izolimit.

Përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat por rikthimi në karantinë sipas tyre do të ishte shkatërrues për shoqërinë dhe ekonominë e shteteve. 

Franca, Spanja, Italia dhe Anglia janë shtetet evropjane më në alarm. Brenda 24 orësh, në evropë u infektuan 123.684 persna.

India regjistruar mbi 7 milionë të infektuar me virusin korona, ndërsa në 24 orët e kaluara ka regjistruar 74,383 raste të reja.

Në Shtetet e Bashkuara, të shtunën është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit, duke regjistruar 58,302 raste të reja.

Brazili ka regjistruar 559 viktima të reja nga virusi, duke e çuar në 150,000 nurin e të vdekurve.  Në Iran shtetin më të godituri nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, vetëm gjatë kësaj jave numri I të vdekurve ka arritur në 239 persona.

Zyrtarët rus thanë se do të vendosnin masa të reja kufizuese për të ndalur “trendin negativ epidemiologjik”.

Brenda 24 orësh në Rusi janë konfirmuar 13,634 raste të reja me COVID-19, derisa autoritetet presin të vendosin masat e reja të kufizimit.

Sipas universitetit Johns Hopkins, në nivel botëror raportohen për më shumë se 37 milionë të infektuar nga Kovid 19.