Marrëdhëniet me Bullgarinë, Zaev: Bisedimet Zaharieva-Osmani s’janë të mira
Vendi mund të mos çel negociatat për anëtarësim në BE....

Vendi mund të mos çel negociatat për anëtarësim në BE gjatë dhjetorit. Hendeku mes Shkupit dhe Sofies, siç duket, nuk është tejkaluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
Zaev: Konferenca ndërqeveritare mund të shtyhet
Nëse ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva, nuk ndryshon qëndrim, Seanca e shumëpritur ndërqeveritare mes Shkupit dhe Komisionit Evropian mund të mos ndodh para vitit të ri. Kryeministri Zoran Zaev konfirmon pengesat reale.
“Bisedimet mes ministres bullgare Ekaterina Zaharieva dhe ministrit Bujar Osmani nukishin të mira. Ajo që është propozuar nga pala tjetër nuk është as fqinjësi e mirë, as vëllazëri, aq më pak evropiane. Nëse kjo mbetet kështu duhet ta përgatisim popullin tonë se mund të mos fillojë konferenca e parë ndërqeveritare, të cilën persim të ndodh në dhjetor. Por unë besoj se ky nuk është qëndrim i kryeministrit Borisov, mikut dhe vëllaut tim, dhe as qëndrim i popullit bullgar. Do të bëjmë çmos që në ditët në vazhdim të gjejmë zgjidhje.” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Sipas Zaev, me marrëveshjen është pranuar historia e përbashkët por dy vendet dhe popujt e këtyre dy republikave kanë edhe histori të veçantë.
Dimitrov: Ne flasim gjuhën maqedonase
Edhe zëv/kryeministri për çështje evropaine Nikolla Dimitrov, konsideron se qëndrimet e tilla, pa respekt elementar, nuk mund të krijojnë afërsi dhe miqësi.
“Të gjithë që duan të jenë të afërt dhe miq të popullit maqedonas patjetër duhet të na pranojnë atë që jemi dhe gjuhën që flasim. Ne flasim gjuhën maqedonase, pa respekt elementar nuk mund të zhvillohet afërsi dhe miqësi.” – u shpreh - zëv/kryeministri për çështje evropaine, Nikolla Dimitrov.
Reagimet e Zaev dhe Dimitrov kanë të bëjnë me qëndrimet e zyrtarët bullgar se RMV nuk mund ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, nëse deri më 10 nëntor nuk arrin kompromis për gjuhën maqedonase dhe historinë e përbashkët. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
