Filipçe, në klinikën infektive nuk ka shtretër të lirë

11.10.2020 18:09

Numri i të infektuarve nga “Covid 19” në vend ka tejkalaur 20 mijë persona....

Numri i të infektuarve nga “Covid 19” në vend ka tejkalaur 20 mijë persona, numri i rasteve aktive është 3671 persona, derisa numri i infektimeve brenda 24 orësh prej disa ditësh është rritur në mbi 300.

Kjo ka bërë që në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup të mos ketë shtretër të lirë, prandaj është përgaditur spitali modular.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se për ta përballur situatën, në ndihmë kanë ardhur edhe mjekë të klinikave tjera.

“U gjet numër i mjaftueshëm mjekësh – specialistë, internistë, si nga Klinika e Pulmologjisë ashtu edhe nga spitali “8 Shtatori”, ku ne nuk duam të ngarkojmë në mënyrë shtesë kapacitetin në mënyrë që klinikat e tjera të mos ndalen së punuari. Mjekë – specialistë, infermierë nga të gjitha këto institucione janë tashmë në dispozicion, janë fizikisht në spitalin modular. Ekziston një sasi e mjaftueshme e pajisjeve dhe materialeve shpenzuese, kështu që kapaciteti prej 72 shtretërish është i disponueshëm.”- deklaroi minsitri Filipçe, i cili dje njoftoi se janë mbushur edhe kapacitetet e reparteve infektive në disa qytete të vendit, prandaj pacientë nga Prilepi po dërgohen në Manastir, derisa nga Strumica dhe Kumanova në Shkup.