Çdo vit në Greqi jepen 65 milionë receta mjekësore
Përveç në Maqedoni edhe në Greqi çdo vit jepen rreth 65 milionë receta mjekësore për gjithsej 200 milionë paketime të barërave dhe 100 milionë udhëzime për teste mjekësore, që është disa herë më shumë se në anëtaret e tjera të Bashkimit Evropian........

Këto të dhëna i publikoi fondi më i madh shëndetësor grek, EOPII dhe Rrjeti Evropian për Parandalim të Mashtrimeve dhe Korrupsionit në Shëndetësi, EHFCN.
Numri i recetave të dhëna në Greqi është pothuajse i njëjtë si në Spanjë, e cila ka pesë herë më shumë popullatë. Për skanime dhe hulumtime të ndryshme në Greqi, vitin e kaluar janë dhënë mbi 1,5 milionë udhëzime, që është 100 për qind mbi shkallën mesatare në vendet e Evropës Perëndimore.
Autoritetet shëndetësore greke kumtuan se megjithatë zbatimi i rregullave të reja për punonjësit shëndetësor ka rezultuar me ulje për 25 për qind të numrit të udhëzimeve për skanim muajin e kaluar, përderisa shuma e cila shpenzohet për barëra me recetë në muajin tetor ka rënë për 71,5 për qind.
