Në vend se të jetë një lagje elitare, Çekoshtina e Ohrit
Në vend se të jetë një lagje elitare....

Në vend se të jetë një lagje elitare, Çekoshtina e Ohrit ka mbetur pa infrastrukturë. Nuk ka sistem rrugor, adresa, rrugica, ujësjellës dhe as kanalizime.
Vodno e Ohrit sot ka rreth njëqind shtëpi dhe ndërtesa fundjave por lagjja nuk është regjistruar si vendbanim. Edhe pse ka shtëpi të ligjshme për banorët e përhershëm dhe ata që vizitojnë vetëm për fundjavë, nuk ka ndriçim dhe as infrastrukturë.
Disa vite më parë banorët kanë dërguar një peticion në Komunën e Ohrit por pa sukses, kështu që ata kanë filluar të protestojnë.
“Ne duam që ata ti shënojnë drejtimet themelore të komunikacionit. Shumë njerëz janë të gatshëm të ndërtojnë rrugët kryesore me fondet e tyre, por kjo ka nevojë për kanalizime, energji elektrike, furnizim me ujë. Ne kemi bërë të gjitha ato me fondet tona, por nuk janë bërë plane të përbashkëta” – tha Kryetari i shoqatës së qytetarëve “Çekoshtina Urban”, Ivan Ognenov.
Për dekada me rradhë është folur se Çekoshtina do të bëhet një vendbanim elitar. Kishte një iniciativë që të bëhet si fshat suedez, me gjelbrim për shkak të potencialit me diell dhe për shkak të pamjes mahnitëse që ka te Liqeni i Ohrit.
“Kemi hotele, apartamente, qytetarët kanë investuar dhe investimi duhet t’u kthehet. Plani i ri urban parashikon ndërtimin e dy hoteleve të tjerë. Në vend që pushteti lokal të bëjë kushtet themelore të jetesës, ata janë të shurdhër ndaj kërkesave tona” – u shpreh Cvetko Grozdanov nga Shoqata e Qytetarëve.
Çekoshtina në të kaluarën është njohur për vreshtari, por sot është një vendbanim tërheqës ekologjikisht i pastër dhe me potencial për zhvillimin e turizmit.
Nga Komuna e Ohrit u përgjigjën se Çekoshtina nuk është brenda zonave urbane të identifikuara dhe komuna nuk ka asnjë detyrim për rregullimin komunal, ndërsa banorët thanë se ata do të vazhdojnë me protesta edhe më masive. (Ilmije Zhaku, TVM2)
