“Covid 19”, 7 të vdekur, 383 të infektuar
Shtatë të vdekur dhe 383 të infektuar, është bilanci i 24 orëve të fundit....

Shtatë të vdekur dhe 383 të infektuar, është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket virusit korona në Maqedoninë e Veriut.
Nga 1648 testet e kryera në 24 orët e fundit janë regjstruar gjithsej 383 raste pozitive me “Covid 19”, pjesa më e madhe e të cilëve në Shkup 201, Shtip 21, Prilep dhe Strumicë nga 20, Manastir 12, Kumanovë 11, dhe qytetet tjera më pak se 10 persona.
Poashtu në 24 orët e kalaura kanë humbur jetën 7 persona edhe atë një pacient 63 vjeçar nga Kumanova, një 69 vjeçar nga Tetova, një 67 vjeçar nga Gjevgjelia, një 51 vjeçar nga Shkupi, një 60 vjeçar nga Kavadari dhe dy qytetar nga Manastiri të moshës 60 dhe 79 vjeç.
Instituti i shëndetit publik ka regjistruar edhe 95 pacient të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga “Covid 19” në vend arrinë në 20937, prej të cilëve 16194 janë shëruar, 792 kanë vdekur ndërsa në vend ka edhe 3951 raste aktive.
