Nga sot kufiri me Kosovën pa test PCR, Serbia, Mali i Zi e Bullgaria nuk heqin testin
Prej sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë...

Prej sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR. Nga Qeveria megjitatë u apelojnë qytetarëve që të mos udhëtojnë pa nevojë.
Por megjithëse pritej që të kalohej pa test edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, kjo nuk ndodhi. Për shkak përkeqësimit të gjendjes me virusin korona në rajon dhe numrit të madh të rasteve, hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në këto tre shtete, nuk do të lejohet pa testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes.
“Qeveria dhe autoritetet shëndetësore, në përputhje me situatën e re epidemiologjike të krijuar në rajon, në ditët në vijim do të rishqyrtojë vendimin për hyrje të shtetasve të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës në Maqedoninë e Veriut pa PCR testin”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Pas mbylljes së kufijve në pranverë për shkak të Pandemisë, rihapja u bë me kushte për shkak të përkeqësimit të situatës më COVID-19.
Vendi i vetëm ku shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtonin pa test PCR ishte Shqipëria, ndërsa në Kosovë deri dje në mesnatë ishte i patjetërsueshëm testi PCR qoftë edhe për kalimet tranzit.
