Mijëra protestues në qendër të Londrës kundër shtypjes politike
Disa mijë aktivistë antikapitalist demonstruan nëpër qendrën e Londrës, duke protestuar kundër "shtypjes politike"..........

Organizatorët e protestës londineze njoftuan se ajo po mbahet kundër masave të ashpra qeveritare për kursim dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Gjatë marshit, nëpër rrugët e Londrës demonstruesit brohorisnin "ka vetëm një zgjidhje-revolucion".
Disa nga demonstruesit më luftarak u përpoqën disa herë të shkaktojnë trazira dhe qërim-hesapesh me policinë, pasi që filluan të hedhin pas policëve, por edhe pas kalimtarëve, pjesë nga shenjat e komunikacionit nëpër rrugë dhe t'i thyejnë shenjat në komunikacion.
Policia njoftoi se janë arrestuar gjashtë persona për kundërvajtje të ndryshme, kryesisht për sjellje të dhunshme. Grupe demonstruesish u drejtuan që të protestojnë para pallatit të Bakingamit, i cili është rezidencë shërbyese e mbretëreshës britanike, si dhe para qendrës së re televizive të “Bi-Bi-Si”-së në pjesën qendrore të Londrës. Disa nga demonstruesit, që në të dyja lokacionet u përpoqën të shkaktojnë përleshje me policinë, por forcat speciale policore nuk lejuan që protestat të shndërrohen në trazira rrugore.
Sipas "Anonimëve", protesta të këtilla si këto në kryeqytetin britanik ka pasur në vende të ndryshme të botës "nga Kamboxhia deri në Meksikë dhe nga Kili deri në SHBA dhe Kanada".
