“Covid 19”, shtohen rastet në botë, shtetet marrin masa

12.10.2020 10:22

Ditëve të fundit edhe në nivel botëror....

Ditëve të fundit  edhe në nivel botëror është vërejtur rritje e numrit të personave të infektuar me kovid 19. Sipas universitetit Johns Hopkins, në nivel botëror raportohen për më shumë se 37 milionë të infektuar.

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e virusit kanë humbur jetën 816 persona. Janë shënuar edhe  66.732 raste të reja.

India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 38.168 numri i vdekjeve . vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 8.975 raste të reja dhe 208 viktima.

Në Gjermani  gjithnjë e më shumë qytete po prekin numrin kritik të 50 rasteve të reja të infektimeve për 100.000 banorë. Këtë kufi e kaluan Berlini, Frankfurti mbi Main, Bremeni dhe Këlni. Në të gjithë Gjermaninë, numri i personave të infektuar rishtas me virusin Corona arriti 3483 të dielën.

Autoritetet kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve, dhe kërkojnë ndhmë nga  ushtria. Ata që nuk pranojnë të mbajnë maskë, gjobiten me 250 euro.

Në Itali, dje u regjisrtuan  5.456 raste të reja. Aktualisht atje ka  79.075 njerëz pozitivë. Megjithë shtimin e rasteve,  OBSH ka kundërshtuar mundësinë e rikthimit të izolimit.